Site icon Telegrafi

“Si të vijë në Prishtinë”, Hysni Gjinovci flet për ofertën e Prishtinës dhe marrëveshjen me Besëlidhjen

Në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit, kemi pasur një mysafir që me rrëfimet e tij ka frymëzuar shumë të rinj.

Hysni Gjinovci ka rrëfyer për debutimin e tij në futboll dhe largimin nga sporti i bukur për t’iu bashkuar UÇK-së dhe shumëçka tjetër.

Fillimisht, ish-futbollisti ka rrëfyer për ofertën që kishte pranuar nga Prishtina dhe marrëveshjen që kishte me Besëlidhjen.

“Kam luajtur nga viti 1988, deri në vitin 1992, në sezoni 1992/93, kemi luajtur një lojë në Drenas ndaj Feronikelit”, ka rrëfyer fillimisht Gjinovci.

“Nga të gjitha terrent që ishin të okupuara (nga forcat serbe), në Drenas lejohej të luhej, zhvilloheshin ndeshjet”.

“Pas ndeshjes, kishte ardhur i ndjeri Beqir Aliu nga Prishtina, me të ndjerin Shinasi Berisha dhe ma bëjnë një ofertë…”, ka rrëfyer më tej ish-futbollisti.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  Patos  ,  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

Exit mobile version