Telegrafi

Si të veproni që fatura për ngrohje t’ju jetë sa më e ulët? Me këto truqe të dobishme do të ngroheni dhe do të kurseni!

Mësoni si të mbani sa më ngrohtë ambientin

Po ju sjellim idetë se si të ngrohni sa më mirë shtëpinë tuaj, transmeton Telegrafi.

1. Truku me folien e aluminit

Që të shmangni humbjen e ngrohjes nga radiatorët të cilët janë përforcuar për mure, vendosni folie alumini në pjesën e pasme të radiatorit.

– Folia e aluminit pengon ngrohjen që të bashkohet me sipërfaqen e ftohtë të murit ftohtë, prandaj e riorienton ngrohtësinë e ajrit në drejtim të qendrës së hapësirës. Për këtë truk ju mjafton folia e zakonshme e kuzhinës nga alumini – thotë Sofi Neuberg, aktiviste e shoqatës “Miqtë e Botës”.

2. Lini dritën e mëngjesit t’ju ndriçojë

Në mëngjes hapni perdet dhe lejoni në banesat dhe shtëpitë tuaja gjithë ngrohtësinë dhe dritën e mëngjesit, e cila do të qëndrojë “e mbyllur” në dritare.

3. Shtroni tepihë të ngrohtë

Pos që i japin një shkëlqim shtëpisë suaj, tepihët mund të pengojnë grumbullimin e ajrit të ftohtë në hapësirë. Nëse nuk keni dysheme të izoluar, madje 10 për qind e ajrit të ngrohtë mund ta thithin dyshemetë e ftohta, shkruan National Energy Fondation.

4. Perdet – sa më të trasha aq më ngrohtë

Mbyllni perdet nëpër shtëpi para se të shkoni të flini gjumë. Gjatë natës shumica e njerëzve zvogëlojnë ngrohjen, ndërkaq perdet e mbyllura do të pengojnë rrjedhjen e ajrit të ngrohtë nga dritaret.

5. Mbuloni muret

Humbja e ngrohjes mund të pengohet nëse sipërfaqet e mureve i mbuloni me piktura, fotografi dhe pasqyra. Madje edhe ndonjë pllakat i trashë mund të jetë shtresë izolimi, duke shtuar temperaturën brenda banesës, sepse pengon muret e ftohta që të thithin ajrin e ngrohtë.

6. Hapësirat të cilat nuk i shfrytëzoni

Korridoret, depot dhe dhomat e gjumit të cilat nuk i shfrytëzoni nuk duhet t’i ngrohni. Në ato hapësira shkyçni ngrohjen dhe mbyllni dyert. /Telegrafi/