Telegrafi

Si të veproni në diell- 8 rregulla të cilat duhet t’i dini

Ja disa këshilla të mira:

1 Mos mbani shirita për djersitje dhe ballikë të najlonit ose poliesterit, sepse këto materiale bëjnë që djersa të grumbullohet rreth vijës së flokëve dhe të bllokojë gjëndrat e djersës. Në këtë mënyrë nxitet paraqitja e akneve. Në vend të tyre mbani shirita për djersitje dhe ballikë të pambukut, pastaj kapela të bejsbollit, dhe ato lani shpesh.

2 Prej aromave që do t’i përdorni, zgjidhni ato të cilat nuk përmbajnë alkool, sepse në rast se deodorantët ose parfumet tuaj përmbajnë alkool, atëherë efekti i diellit mund të shkaktojë skuqje, madje edhe djegie.

3 Mos dilni në diell porsa të jeni depiluar dhe mos u lyeni me kremra mbrojtës, sepse mund të shkaktohet ekzantemë (skuqje).

4 Pasi të laheni në det, fshijeni mirë ujin nga lëkura juaj. Ndoshta mendoni se është më fllad që të shtriheni dhe të lejoni që dielli t’ju thajë, mirëpo nga uji mbetet një shtresë e kripës, e cila pas tharjes jep një ndjenjë të pakëndshme në lëkurë.

5 Mos vendosni shumë shtresa të kremit për mbrojtje nga dielli njëra mbi tjetrën- sepse jo vetëm se harxhoni kohë dhe para, por në këtë mënyrë mund të mbyllen poret nga të gjitha këto shtresa dhe mund të paraqiten miteserët dhe ekzantema. Kërkoni një produkt i cili e mbron e hidraton, dhe i jep shkëlqim lëkurës suaj.

6 Mos u lani në pishinë pa krem mbrojtës i cili i reziston ujit. Ai do t’ju mbrojë nga klori, i cili mund të nxisë paraqitjen e akneve.

7 Lajeni çdo ditë peshqirin tuaj për plazh. Djersa, kremrat dhe bakteret mund të shtresohen në peshqir, gjë që e bën mjaft të pashëndetshëm për lëkurën e fytyrës suaj.

8 Mos vendosni preparate kundër akneve nëse dilni në diell. Produktet me bazë të benzoyl peroxidit mund ta ndryshojnë veprimin nën ndikimin e rrezeve ultravjollcë (UV) duke shkaktuar irritim. /Telegrafi/