Jeni prerë në dorë
Merrni menjëherë një peshqir të pastër dhe ushtroni presion mbi plagën për 5-10 minuta pa pushim duke e mbajtur dorën lart. Kur gjakderdhja të ndalojë, vendoseni dorën në ujë të rrjedhshëm. Vendosni një krem antibiotik dhe fashojeni. Nëse gjakderdhja nuk ndalon dhe plaga është e thellë, drejtohuni tek mjeku menjëherë.
Jeni djegur
Vendoseni menjëherë sipërfaqe e djegur në ujë të ftohtë. Lyejeni me një krem antibiotik dhe fashojeni lirshëm. Kërkoni ndihmë nga mjeku nëse plaga është më e madhe se 2 cm, nëse është pranë një nyjeje, nëse është e zezë dhe nëse është krijuar një flluskë në mënyrë të menjëhershme.
Jeni gërvishtur në një sipërfaqe me ndryshk
Pastrojeni plagën me ujë dhe sapun. Nëse nuk e mbani mend kur e keni bërë tetanosin ose ka më shumë se një dekadë, drejtohuni tek mjeku.
Ju del gjak nga hunda
Përkuleni kokën përpara dhe mbajeni hundën me dorë për 10-20 minuta. Kërkoni ndihmë nëse hemorragjia nuk ndalon pas 20 minutash.
Keni këputje nga vapa
Nëse vapa ju shkakton marrje mendsh, përzierje apo dhembje koke, bëni një dush të ftohtë dhe hidratohuni+. Nëse ju bien të fikët, keni rrahje të shpeshta të zemrës, nuk djersini apo nuk arrini të pini dot asgjë, kërkoni ndihmë.
Jeni goditur në kokë
Vendosni menjëherë akull dhe kini shihni nëse keni shenjat e një tronditjeje: dhembje koke, shikim i mjegulluar, humbje kujtese dhe ndjeshmëri të lartë ndaj zhurmave dhe dritës. Qëndroni në qetësi dhe nëse kjo gjendje nuk ju kalon dhe keni të vjella, humbje ndjenjash etj., kërkoni ndihmën e mjekëve.
Jeni pickuar nga një bletë ose grerëz
Largoni thumbin, pastroni zonën me ujë dhe sapun dhe qetëson dhembjet me akull. Nëse keni probleme me frymëmarrjen, telefononi urgjencën.
U penguat dhe ndrydhët kyçin e këmbës
Për tre ditë mbajeni të fashuar me kompresa dhe për disa orë në ditë, vendosini akull duke e ngritur këmbën mbi nivelin e zemrës. Mbajeni akullin për 20 minuta me interval 40 minutëshe. Kërkoni ndihmë nëse kyçi i këmbës bëhet ngjyrë vjollcë dhe fryhet. /Telegrafi/