Telegrafi

Si të trajtojmë njollat e lëkurës të krijuara nga dielli

Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop

Nëse e keni tepruar me qëndrimin në diell, pa mbrojtjen e duhur, nuk ka dyshim që këto janë njollat diellore të melasmës, që krijohen për shkak të hypermelanosës, një përqendrim i tepruar i melaninës (pigmenti që jep ngjyrën) në një zonë të lëkurës.

Zhvillimi i tyre është i lidhur me estrogjenin, hormonet seksuale femërore, që rriten në rast të shtatzënisë, të përdorimit të pilulës kontraceptive ose në prani të disa patologjive të veçanta.

Për të siguruar një ngjyrë homogjene në lëkurën e fytyrës, është mirë të ndiqni një trajtim të rekomanduar nga specialisti. Përndryshe, ekzistojnë dhe mënyrat natyrale efektive kundër njollave kafe të fytyrës. Në këtë drejtim, do të shpjegojmë se si trajtohen njollat e diellit në shtëpi.

Limoni
Limoni është një zbardhues natyral i vlefshëm për njollat kafe: mjafton të marrim vetëm gjysmën e limonit, të derdhim mbi të pak kripë dhe fshijmë lehtësisht për rreth një minutë direkt zonën e prekur. Më pas, shpëlahet me ujë të ngrohtë. Përsëriteni çdo natë para gjumit për të paktën dy javë.

Aloe Vera Gel
Aplikoni në zonat e prekura gel të freskët Aloe Vera, fërkojeni me kujdes për rreth një minutë. Shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Vaj i bajames së egër
Edhe vaji i bajames së egër ofron zbardhje të mirë të njollave kafe: vetëm aplikojeni në zonat e errëta të fytyrës 2 herë në ditë.

Gjalpë kakao
Merrni një losion që përmban gjalpë kakao 100% dhe aplikojeni në fytyrë gjatë natës dhe lëreni të veprojë për tërë natën.

Vaj sandali dhe ujë trëndafili
Përgatitni një përzierje me 100 ml ujë trëndafili me 5 ml vaj esencial sandali. Aplikojeni mbi zonën e prekur dhe lëreni për të paktën 15 minuta.

Miell tërshëre dhe kos
Përgatitni një përzierje me një lugë (gjelle) miell tërshëre dhe kos të thjeshtë.
Fërkoni fytyrën dhe lëreni për të paktën 10 minuta. Në rast se keni lëkurë të yndyrshme, për një rezultat më të mirë, mund të shtoni dhe lëng limoni. /Telegrafi/