Site icon Telegrafi

Si të trajtojmë lëkurën mikse?

Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop

Zonat me yndyrë janë në ballë, hundë dhe mjekër, ndërsa zonat e thata tek faqet dhe rreth syve.

Të trajtosh këtë lloj lëkure kërkon një zgjedhje të kujdesshme të produkteve që përdoren për pastrim, hidratim dhe nëse nuk është e mjaftueshme, atëherë është e nevojshme të ndryshohet rutina, në mënyrë që të "kënaqim" nevojat e ndryshme të lëkurës.

Kjo është një maskë për lëkurë të përzier; kosi e ushqen lëkurën, argjila e bardhë e pastron thellësisht, por jo në mënyrë agresive, mjalti është lehtësues dhe hidratues:

▪ 1 lugë (çaji) kos
▪ 1 lugë (çaji) argjilë e bardhë
▪ 1 lugë (çaji) mjaltë
▪ 3 pika vaj esencial livandë

Përgatitja:
Vendosim kosin dhe argjilën e bardhë në një tas, e përziejmë mirë. Pastaj shtojmë mjaltin dhe vajin esencial të livandës dhe e përziejmë deri sa të bëhet një masë kremoze e trashë.

Përdorimi:
Përhapet maska në fytyrë të pastër, e lëmë për 15-20 minuta dhe e shpëlajmë me ujë të vakët. /Telegrafi/
 

Exit mobile version