Aloe vera konsiderohet si një ilaç për lëkurën, duke i dhënë vitalitet.
Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop
1. Aloe është e përshtatshme për t’u përdorur si një maskë për fytyrën në rast të skuqjes së lëkurës. Aplikojeni gelin në fytyrë dhe kur gjithçka është tharë, shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
2. Nëse ju ndodh kur ktheheni në shtëpi në mbrëmje të keni duart e plasaritura për shkak të ftohtit ose erës, aplikoni gel aloe në pjesët më të ashpra të gishtave tuaj. Për një trajtim më të mirë lëreni në duar gjatë gjithë natës dhe vishni doreza e pambuku.
3. Aloe Vera gel i pastër zëvendëson shumë mirë kremin e zakonshëm të fytyrës suaj. Mund ta aplikoni disa herë në ditë, në varësi të nevojave tuaja.
5. Përdorni aloe gel në zonën rreth syve. Do të mahniteni nga fuqia e tij për largimin e rrudhave.
6. Është gjithashtu produkti ideal për t’u përdorur pas rrojës ose pas depilimit, për të lehtësuar çdo irritim.
7. Aplikoni gelin aloe pa hezitim në rast se keni problem me mishrat e dhëmbëve ose aftet.
8. Në fund të ditës, masazhoni këmbët tuaja të lodhura me një sasi të vogël gel aloe, në të cilën keni shtuar disa pika vaj esencial livando. /Telegrafi/