Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop
Të shkurtër apo të gjatë, të drejtë apo kaçurrela, me ardhjen e verës dhe ditët e kaluara në diell, në plazh apo pishinë, flokët dobësohen, bëhen të brishtë dhe të vështirë për t’u krehur.
I nxehti, ajri i kondicionuar, rëra, uji me kripë dhe klori në pishina janë faktorët kryesorë që i dëmtojnë flokët.
Të kujdesesh për flokët gjatë stinës së bukur të verës, është veçanërisht e rëndësishme. Në këtë mënyrë, flokët tanë do të duken më të plotë.
Këtu janë disa këshilla praktike për t’i mbrojtur ato gjatë sezonit të verës:
1. Para së gjithash, duhet të mbajmë rrënjët e flokëve të pastra duke përdorur një shampo delikate me origjinë natyrale. Më pas aplikojmë një vaj mbrojtës (vaj kokosi apo gjalpë Shea) veçanërisht tek majat.
Mos harroni të vendosni një kapele prej pambuku ose prej kashte, të cilat lejojnë qarkullimin e ajrit dhe krijojnë mbrojtje nga dielli.
2. Pas plazhit – Në fund të ditës, pas një ekspozimi të gjatë në diell, flokët shfaqen të ashpër nga procesi i dehidrimit.
Në këtë rast na vjen në ndihmë vaji i jojobës, super hidratant, i cili na ndihmon t’i kthejmë gjallërinë flokëve.
Vaji i jojobës aplikohet në të gjithë gjatësinë e flokëve (mund të alternohet me vaj ulliri, vaj kokosi, ose të bajameve të ëmbla) për t’i ushqyer në thellësi. Mund ta mbajmë vajin në flokë edhe gjatë gjithë natës. Më pas lahet me shampo si zakonisht. Shpëlarja e fundit duhet të jetë një përzierje e ujit me pak uthull molle organike, që do t’i bëjë flokët të shkëlqejnë si kurrë më parë.
Lërini të thahen pa e përdorur tharësen e flokëve.
Mjafton kaq pak, apo jo?
/Telegrafi/