Site icon Telegrafi

Si të studioni në Gjermani me bursë të plotë?

Pas vazhdimit me sukses të studimeve në University of Applied Sciences Ludwigshafen të tre studentëve të Kolegjit Universum, si duke ky universitet u nda mjaft i kënaqur me këtë bashkëpunim, sa që tani pjesë e tij do jenë edhe tre studentë tjerë që do vazhdojnë studimet semestrin e ardhshëm.

Linda Avdullahi, Blerton Syla dhe Fatlinda Sheremetaj, janë studentët fatlum të Kolegjit Universum, të cilët gjatë semestrit të ardhshëm, ëndrrat e tyre për të studiuar jashtë vendit, do t’i bëjnë realitet.

Ky kolegj me punë të vazhdueshme po e vendosë Kosovën në hartën e botës, sepse deri më tani ka nënshkruar rreth 25 marrëveshje me universitete jashtë Kosovës, në kuadër të programit Erasmus+.

Programi Erasmus+ është programi më i popullarizuari në Evropë për shkëmbim të studentëve, përmes të cilit, 32 studentë të Kolegjit Universum kanë studiuar nëpër këto Universitete për një semestër. Çdo studentë ka përfituar një bursë rreth 5075 euro.

Këto janë disa nga universitetet ku ata në studentë kanë studiuar: University of Applied Sciences (Ludwigshafen-Gjermani), Nova de Lisboa (Portugali) University Politehnica of Bucharest (Rumani) Middle East Technical University (Ankara), Afyon Kocatepe University (AfyionKaiser), KadirHas University (Stamboll), Turiba Univesity (Latvi), University of Foggia (Itali), Business School PAR (Rijeka), University College of Pedagogy (Poloni), Sofia University (Bullgari).

Në kuadër të këtij programi kanë përfituar edhe stafi akademik si dhe ai administrativ. Po ashtu, shumë profesorë nga këto Universitete kanë ardhur në Kolegjin Universum të ligjërojnë përpara studentëve të këtij Kolegji. E gjitha kjo bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në Republikën e Kosovës.
Për më shumë informata na kontaktoni ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në në +377 44 144 062 ose direkt duke klikuar këtu. /Telegrafi/

Exit mobile version