Në fund të ditës, sekreti është te mënyra se si stilon çdo veshje – dhe stili, të dashura vajza, është falas.
Më këtë gjë ne mendje, këtu janë propozuar 6 mënyra për të ristilluar veshjet që ke. Plus, shumica e këtyre ndryshimeve nuk janë sezonale, kështu që këto truke mund të të shërbejnë për një kohë të gjatë.
Mëngët e gjata mund të përthyhen apo jo? Edhe nëse një kopsë është këputur, askush nuk e kupton, sepse mund ta përthyhesh mëngën apo ta lësh këmishën e hapur. Është mënyra më e thjeshtë dhe një stil i ri i hijshëm edhe për veshjet më klasike.
Një kopsë e zbërthyer dhe mëngë të përthyera mund të të tregojnë më tërheqëse dhe më shumë stil.
Edhe xhinset e përthyera janë po ashtu një stil i ri që janë propozuar së fundi nga ikonat e stilit. Kombinuar me taka, ky trend është ndër më të preferuarit nga blogger-et e modës.
Është një stil i hasur për shumë sezone, por sidomos kohët e fundit me propozimet e xhinseve me ngjyra të ndryshme.
Asgjë nuk mund të jetë më shumë modë se sa bluzat e shkurtra poshtë një xhakete dhe xhinse, shkruan revista class. Çmenduri, por e vërtetë, — nuk kushton asgjë dhe të jep një pamje shumë ndryshe, elegante.
Kur Olivia Palermo doli në publik me një pulovër brenda në fund, krijoi një stil të ri, të cilin e kopjuan menjëherë ikonat e modës.
Sërish Olivia Palermo me një truk. Në arsenalin e veshjeve të saj, ajo vendos një aksesor në bel, i cili një detaj i shtuar në dukje, ndryshon edhe stilin. /Telegrafi/