Telegrafi

Si të shpëtoni një herë e mirë nga invadimi i grerëzave në tarracë – pa pesticide dhe pa helme

dreamstime

Sandy Dennis kishte vite që po përballej me invadimet e grerëzave në oborrin e saj dhe më pas lexoi diçka për zakonet e tyre që i dha asaj një ide

Ajo e zgjidhi me efikasitet problemin e saj dhe ndau idenë në rrjete sociale.

Për vite me radhë, Sandy Dennis luftoi duke spërkatur e folët e grerëzave me insekticide në tarracën e saj të jashtme, që ajo e dinte se i dëmtonin bletët, zogjtë dhe kafshët e tjera të cilat gjenden aty pranë.

Më pas ajo lexoi se grerëzat janë territorialisht shumë posesiv dhe se një komunitet nuk do të ndërtojë fole pranë një tjetri, ajo doli me një zgjidhje më të mirë, transmeton Telegrafi.

Ajo bëri diçka të ngjashme me folenë e tyre dhe e vari në qoshe, në mënyrë që grerëzat të kenë përshtypjen se një komunitet i ngjashëm tashmë jeton këtu.

Lexo po ashtu Si të mbroheni nga bletët dhe grerëzat kur hani jashtë: Po ju zbulojmë një truk të hotelierëvet

Ajo e vendosi në atë cep 4 vjet më parë dhe – që atëherë nuk ka pasur më probleme me ta. Në tarracë nuk ka mbetur asnjë e vetme.

Nëse nuk jeni të mirë në thurjen me grep, Sandy thotë se mund të blini fole false në Amazon.

Pas postimit të zgjidhjes në Facebook, Sandy u befasua shumë që shumë njerëz e përqafuan idenë dhe i shkruan asaj me përvoja të mira. /Telegrafi/