Nuk mund ta bëni një puçërr të zhduket plotësisht brenda pak minutash. Megjithatë! Ju mund të inkurajoni procesin e shërimit dhe t’i bëni ato më pak të dukshme me ndihmën e disa produkteve dhe hileve.
Nëse doni të dini si ta bëni një puçërr më pak të kuqe dhe të fryrë, provoni një nga mjetet mjekësore të rekomanduara nga dermatolog më poshtë.
Si mund të shpëtoni nga një puçërr në një orë?
Nëse një puçërr e vogël e kuqe sapo ka dale, ideja më e mirë është të minimizoni ënjtjen me akull. Mbështilleni kuben e akullit në një peshqir dhe mbajeni në puçërr për disa minuta, duke e hequr për pushime prej 15 sekondash”, për të ndihmuar në uljen e inflamacionit dhe zvogëlimin e madhësisë”, thotë dermatologu i certifikuar nga bordi Neal Schultz, MD, transmeton Telegrafi.
Si e bëni një puçërr më pak të dukshme?
Fondatina e rëndë dhe fshehësi mund të tërheqin vëmendjen në puçrrat tuaja, me siguri tashmë keni zbuluar. Në vend të kësaj, mbuloni gungën me një kremë të lehtë për pastrimin e puçrrave ose krem qetësues dhe lëreni që fshehësi të bëjë punën.
Si e zvogëloni skuqjen e një puçrre?
Për ta bërë një puçërr më pak të kuqe, përdorni pikat për ndalimin e skuqjes së syve. Po, e njëjta mënyrë që pikat e syve ndihmojnë në largimine skuqjes nga sytë tuaj, ato gjithashtu ndihmojnë në largimin e skuqjes nga puçrrat duke shtrënguar enët e gjakut në sipërfaqen e lëkurës tuaj. Shtrydhni pikat në pambuk pastaj shtypni butësisht mbi puçërrën tuaj. Për të anuluar më tej skuqjen e një puçre, ngjyrosni zonën me një shtresë të hollë fshehësi të gjelbër para se të aplikoni fondatinën tuaj. /Telegrafi/