Të gjitha e kemi parasysh ndjenjën e depilimit të parë të verës dhe shoku që pësojmë kur shohim se sqetullat janë më të errëta nga sa i mbanim mend.
Mbas kësaj gjithçka që na vjen në mendje është të mos i ngremë më krahët e të jemi të kujdesshme në lëvizje.
Zakonisht sqetullat e errëta shkaktohen nga depilimi i shpeshtë me brisk, por jo vetëm.
Nënsqetullat e errëta mund t’ju bëjë të ndiheni në siklet, dhe gjithashtu të shmangni fustanet dhe bluzat pa mëngë. Por, gjithsesi ka një zgjidhje për çdo gjë:
Miksoni lëng limoni me kastravec, kos ose mjaltë dhe aplikojeni në zonën e nënsqetullave. Lëreni aty për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni.
Mund të përdorni edhe vaj ulliri si një trajtues gjatë natës.
/Telegrafi/