Telegrafi

Si të shndërroni xhinset në një fustan trendi (Foto)

Nëse keni një palë xhinse të preferuara të dëmtuara apo për çfarëdo arsye nuk mund ti përdorni zgjidhja është kjo: Ky projekt i shpejtë dhe i lehtë do t’ju tregojë se si t’i ricikloni ato në një mini-fund të cilët këtë vit janë edhe në modë.

Materiali që  do të ju duhet: Një palë xhinse të vjetra, peri për qepje (fije pambuku ose fije qëndisje punojnë mirë) një gjilpërë ose makinë qepëse.

Shtrojini xhinset në sipërfaqen e punës dhe preni këmbët në gjatësinë e dëshiruar për fundin. Pastaj, vendosini këmbët mënjanë. Kujdes: Sigurohuni që të përfshini një kompensim kur zgjidhni gjatësinë e fundit.

Pasi ti keni prerë ato, filloni me shqepjen e xhinseve mes për mes.

Përdorni pëlhurën nga këmbët e mbetura të pantallonave për të mbushur pjesën e zbrazët në mes të fundit, të dyja anët para dhe mbrapa. Preni deri sa të barazohen pjesët e pëlhurës.

Në fund rezultati do të duket kështu: