Përdorni kremra adekuatë për lyerje
Me ndryshimin e kushteve atmosferike, edhe kujdesi ndaj lëkurës suaj duhet të ndryshojë. Gjatë ditëve të ftohta në vend të kremrave të bazuar në ujë, më së miri do të ishte të përdorni ata që janë të pasur me vaj. Vaji krijon shtresën mbrojtëse, duke ruajtur lagështinë më mirë se secili prodhim tjetër i kozmetikës.
Kujdes hidratimin
Ajri gjatë ditëve të ftohta natyrisht se than lëkurën, prandaj ka nevojë për hidratim shtesë. Çdo ditë konsumoni një deri dy litra lëngje dhe rregullisht konsumoni pemë dhe perime. Molla, selino dhe trangujt janë artikujt që posedojnë sasi të madhe të ujit, prandaj dhe hidratojnë lëkurën.
Vaji i peshkut le të bëhet pjesë e ushqimit tuaj
Studimet kanë treguar se vaji i peshkut me aminoacide ‘omega 3’ parandalojnë tharjen e lëkurës. Personat që e përdorin rregullisht, dallohen për nga përmirësimi i lëkurës, flokut dhe thonjve.
Shmangni ujin e ngrohtë
Edhe pse dushi me ujë të ngrohtë na kënaq, mos e bëni një gjë të tillë. Uji i ngrohtë dëmton kapilarët dhe dëmton shtresën mbrojtëse të lipoideve.
Mos lëpini buzët
Kur buzët tuaja të pëlcasin, vetëm sa do të përkeqësoni gjendjen e tyre nëse i lëpini ato. Në vend të kësaj, përdorni balsam për buzë apo në shtëpi mund të përgatisni diçka në mënyrë të thjeshtë – disa pika vaj ulliri, duke i përzier me të njëjtën sasi të mjaltit. /Telegrafi/