Ushqimi me të vërtetë mund të bëjë diferencë të madhe në suksesin e trajtimit të fëmijëve nervoz, impulsiv me probleme në koncentrim.
Shumica e ekspertëve nutricionist rekomandojnë një plan të ushqyerit të pasur me fruta dhe perime, karbohidrate komplekse. proteina në çdo racion për të ndihmuar fëmijet impulsiv, të stresuar, nervoz, me simptomat e çrregullimit të vëmendjes (ADHD).
Të shmangen ushqimet me ngjyrosës artificial, të procesuar, aditiv artificial, me shumë sheqer. Këto ushqime shkaktojnë hiper aktivitet dhe mungesë koncetrimi te të gjithë fëmijët.
Karbohidratet nuk janë domososhmërisht të këqija. Ato janë esenciale për trupin tonë. Pasi të treten ato shëndrohen në glukozë e cila është e rëndësësishme për shumë procese në organizëm. Truri funksionon me anë të glukozës.
Kur karbohidratet konvertohen shumë shpejtë në glukozë sikur në rastete konsumimit te karbohidrateve të zakonshme si konsumimi i bukës së bardhë, petulla, etj. Te konsumimi i këtyre produkteve glukoza nëgjak rritet shpejtë dhe kalon në hiperglikemi duke ndikuar kështu që fëmija të ndjehet i stresuar dhe të ketë vëshirësi në koncentrim.
Kombinimi karbohidrateve komplekse së bashku me proteina mund të parandaloj këtë gjendje.
Rekomandohet mëngjesi të përmbajë pak proteina, yndyrna (të cilat ndalojnë tretjen e shpejtë të karbohidrateve) në kombinim me karbohidrate të pa procesuara, karbohidrate me indeks të ulët glikemik të njohura si karbohidrate komplekse.
Omega 3 përveq benefiteve tjera ndihmon në në reduktimin e simptomave të ADHD përfshirë sjelljen, proceset e të menduarit si koncentrim, kujtesë, nxënie.
Disa studime kanë treguar se fëmijët me ADHD kanë defiçit të zinkut në organizëm. Konsumimi i suplementeve të zinkut ulë impulsivitetin te fëmijët.
Nivelet e duhura të magnesium në organizëm ndihmojnë në qetësimin e fëmijës. Ushqimet e pasura me magnesium janë spinaqi, arrat, farat e kungullit, bananet.
Konsumimi i ushqimeve të pasura me vitamin c ndihmon fëmijën tuaj.Vitamina C ndihmon në rregullimin e nivelit të dopaminës në tru.
Konsumimi i proteinave ndihmon në mbajtjen e fokusit te fëmijët.
Mbuloni nevojat ditore me vitamina dhe minerale. Ato janë esenciale për funksionimin e trurit.
Shmangni ushqimet dhe produktet me shtesa artificiale, ngjyrim artificial, nivel të lartë të sheqerit.
Ne ju rekomandojmë Pediakid® Nervosité
Me përbërës natyral efektiv për të qetësuar fëmijën, për të reduktuar agjitimin dhe disbalancat minore emocionale te fëmijët siq janë disponimi i ulur, nervoziteti të cilat mund të shkaktohen nga ritmi i shpejtë i jetës moderne.
Për koncentrim të mirë, ushqen trurin me përbërës esencial natyral, vitamina B6 ndihmon në funksionimin e mire të sistemit nervor. Me Ëmbëlsues natyral i parafinuar Agave Nektar.
Klikoni këtu për të vizituar faqen e produkteve të Pediakid.
/Telegrafi/