Telegrafi

Si të shmangen efektet anësore të depilimit?

Kurrë mos filloni depilimin e fytyrës pa bërë testin provues në pjesë të tjera të trupit. Temperatura e dyllit duhet të jetë e ngrohtë, por jo e nxehtë. Kujdesuni që dylli të mos përmbajë aroma, ngjyra artificiale apo përbërës ndaj të cilëve jeni alergjik.

Depilimi i fytyrës shpesh mund të shkaktojë skuqje dhe irritim të lëkurës. Ndoshta ju kruhet lëkura apo keni irritim të lëkurës, mirëpo këto simptoma më së shpeshti tërhiqen pas një apo dy ditëve. Mirëpo, që t’i shmangeni kësaj, mos e prekni fytyrën me duar menjëherë pas depilimit. Është mirë që t’i qetësoni duke vënë një katror akulli në fytyrën e depiluar. Për po të njëjtin qëllim mund të shfrytëzoni edhe xhel nga Aloa vere apo losion qetësues. Nëse i keni depiluar vetullat, vëni qeska të ftohta çaji nën vetulla dhe në sy.

Depilimi i fytyrës me dyllë do të duhej t’i shmangeshit nëse jeni me diabet apo keni vena të zgjeruara, lytha, puçrra, lez apo sukrep në fytyrë. Krahas gjithë kësaj, nëse jeni shtatzënë, përdorni pilula kontraceptive, antibiotik apo terapi hormonale duhet të jeni dyfish të kujdesshëm. /Telegrafi/