Kur këmba juaj dhemb për shkak të shiatikut, është koha për të forcuar pjesën lumbale të shpinës
Problemet në pjesën e poshtme të shpinës dhe të gjithë shtyllës kurrizore shkaktohen më shpesh nga faktorë të tillë si një mënyrë jetese e qëndrimit ulur ose dëmtime në të kaluarën.
Lëndimi i shpinës shpesh ndodh kur një person ngrihet nga pozicioni i shtrirë dhe rrotullimi i njëhershëm anash, transmeton Telegrafi.
Si ta ktheni nervin në normalitet?
Ushtrimet e lehta të tendosjes do t’ju ndihmojnë te rastet e dhimbjeve të vogla, por nëse është një dhimbje e madhe dhe e fortë, atëherë shkoni te mjeku.
Ushtrime që ndihmojnë:
Uluni në një karrige. Shtrijeni këmbën që nuk dhemb. Shtrijeni këmbën e lënduar mbi të. Përkuluni dhe mbani dorën për kyçin e këmbës me të dy duart dhe shtrini sa më shumë që të mundeni. Bëni të njëjtën gjë me këmbën tjetër.
Uluni në dysheme, pastaj hapni këmbët sa më shumë që mundeni. Përkuluni pak përpara dhe shtrini shtyllën kurrizore sa më shumë që të jetë e mundur. Qëndroni në atë pozicion për rreth 30 sekonda.
/Telegrafi/