Mund të ndodhë që gjatë lindjes të keni pësuar një çarje në zonën vaginale. Gjithashtu, profesionisti i kujdesit shëndetësor mund të ketë kryer një prerje në hyrjen e vaginës, e quajtur epiziotomi, për të lehtësuar procesin e lindjes.
Plaga mund të shkaktojë dhimbje për disa javë, ndërsa çarjet e mëdha mund të kërkojnë më shumë kohë për t’u shëruar. Për të lehtësuar dhimbjen, rekomandohen këto masa:
Qëndroni ulur mbi një jastëk: Kjo ndihmon në zvogëlimin e presionit në zonën e ndjeshme.
Aplikoni pecetë higjienike të ftohur, por shmangeni kontaktin e drejtpërdrejtë me akullin: Vendosja e saj ndihmon në qetësimin e ënjtjes midis anusit dhe vaginës e sidomos pas urinimit.
Vendosni ujë të ngrohtë kur urinoni: Gjatë procesit të urinimit, për të lehtësuar djegien, spërkateni zonën e anusit dhe vaginës me ujë të ngrohtë.
Bëni banja të ngrohta: Mbushni një vaskë me ujë të mjaftueshëm për të mbuluar vithet dhe ijet dhe qëndroni për pesë minuta. Nëse preferoni, përdorni ujë të ftohtë.
Përdorni qetësues dhimbjesh pa recetë: Konsultohuni me profesionistin e kujdesit shëndetësor për një spray ose krem me efekt mpirës nëse është e nevojshme.
Konsultohuni për një zbutës jashtëqitjes ose laksativ: Këto medikamente mund të ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut dhe problemeve me jashtëqitjen, duke zvogëluar tensionin në zonën e anusit dhe vaginës. /Telegrafi/