Me pasion dhe humor ironik, ish-dekanja e Stanford tregon se përse prindërit të duhet të ndalojnë së definuari suksesin e fëmijëve përmes notave dhe pikëve në teste.
Në vend të kësaj, siç thotë ajo, ata duhet të përqendrohen në furnizimin e idesë më të vjetër që ekziston: dashurinë pa kushte, transmeton Telegrafi.
“Kështu, në vend se të jemi të fiksuar pas notave dhe rezultateve kur të çmuarit tanë vijnë në shtëpi nga shkolla, ose kur ne vijmë në shtëpi nga puna, ne duhet të mbyllim teknologjinë, t’i largojmë celularët, t’i shikojmë në sy dhe t’i lëmë ta shohin gëzimin që i mbush fytyrat tona kur i shohim fëmijët për herë të parë pas sa orëve. Dhe pastaj duhet të themi: ‘Si e keni kaluar ditën? Çfarë të ka pëlqyer sot?’
Dhe kur vajza tinejxhere t’ju thotë: ‘Dreka’, siç më ka thënë mua, dhe unë dua të dëgjojë rreth testit në matematikë e jo për drekë, ju prapë se prapë duhet të shfaqni interes për drekën. Duhet të thoni: ‘Çfarë ishte kaq e mahnitshme rreth drekës sot?’
Fëmijët tanë duhet ta kuptojnë se ne i duam si qenie njerëzore që janë, e jo për shkak të notës së tyre mesatare.
Puna ime është t’ju ndihmojë atyre të bëhen vetvetja” /Telegrafi/