Site icon Telegrafi

Si të rrinë në vend çorapet vetë-mbajtëse

Ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë t’i mbani çorapet aty ku e kanë vendin.

Mos përdorni losion apo krem
Nëse po planifikoni t’i mbathni çorapet vetë-mbajtëse, mos i lyeni këmbët me krem, pasiqë rrezikoni t’i humbni para se të dilni nga shtëpia.

Modelet me gomë të gjerë
Sa më i gjerë të jetë llastiku, e në veçanti nëse është i bërë me silikon, çorapet aq më gjatë do të rrinë në këmbë.

Madhësia e duhur
Është shumë me rëndësi të zgjidhni madhësinë adekuate. Shikoni a ju përshtaten duke parë si shtrihen rreth vitheve.

Provojini
Para se të dilni në qytet, mire është që çorapet t’i provoni nëse janë të rrëshqitshme apo jo. Pasiqë ta kalojnë ‘testin’, mbathini për mbrëmje speciale ose pse jo edhe ne punë.

Më mirë është nëse janë kualitative
Është një rregull i pashkruar: më të mira janë çorapet më të shtrenjta, sepse janë kryesisht të punuara prej kualitetit më të mirë, e bashkë me të edhe goma mbajtëse është më e mirë.

Lajini në ujë të ftohtë
Uji në të cilin i lani çorapet guxon të jetë i ftohtë, e më së shumti i vakët. Goma me silikon dhe elastin në ujë të nxehtë lëshohet.

Lagini në anën e brendshme
Nëse dëshironi që çorapet t’ju shihen, dhe nuk do të dëshironit që të ju bien, zbusni në ujë të ftohtë nga ana e brendshme e gomës.

Halteret ose lidhëzat
Nëse në asnjë mënyrë nuk rrinë, atëherë merrni halter. Kjo është praktike dhe zgjidheni problemin. /femra/telegrafi/

 

Exit mobile version