Nëse ende nuk e keni vendosur se cila është pamja që do të krijoni në natën e fundvitit, këto tre ide nuk kanë për t’ju lënë të pavendosur.
E kuqja është ngjyra e dhjetorit, dhe me lëkurën e bardhë pasi bronzi i verës është zbehur, krijon një kontrast që nuk mund të mos bjerë në sy! Guxoni me një ton më të hapur dhe, mos harroni, theksojini sytë me një penel, në qepallën e sipërme dhe poshtë syve.
…sepse toni i errët u jep syve tuaj një vështrim plot zjarr! Duke e shkrirë tonin e zi të syve me një ton të hapur me shkëlqim, dhe duke i lënë buzët në butësinë e një shkëlqyesi pa shumë ngjyrë, e përqendroni vëmendjen e kujtdo tek sytë tuaj. Kapini flokët duke u dhënë pak volum; do të krijoni përshtypjen e një femre të lirshme, por të fortë!
Shkëlqim, xixa, gjithçka që shndrin si një pluhur magjik zanash, është zgjedhje e duhur në mbrëmjet e fundvitit, shkruan Anabel. Kështu, mund të guxoni me një ton të verdhë varaku, dhe një shkëlqyes që të ketë shkëlqim të florinjtë brenda. Këto do t’i përgjigjen njëra-tjetrës, dhe çdo pjesë e fytyrës suaj do të fitojë rëndësinë e duhur. /Telegrafi/