Përkundër problemeve financiare, Barcelona siguroi tre transferime cilësore gjatë afatit kalimtar të janarit.
Transferimi i Pierre-Emerick Aubameyang, Adama Traore dhe Ferran Torres, i ofron trajnerit Xavi Hernandez më shumë forcë në fazën e sulmit, ndërkohë që të tre u rekrutuan për 56.5 milionë euro.
Në fakt kjo është vetëm shuma e transferimit të Torres nga Manchester City, sepse Traore u huazua nga Wolverhampton Wanderers pa pagesë dhe me rrogë të ulët, kurse Aubameyang shkoi si transfer i lirë nga Arsenali.
Ferran tashmë ka luajtur për Blaugranët, ndërsa edhe dyshja e porsatransferuar pritet të përfshihet menjëherë në formacionin startues të katalunasve.
Treshja e përmendur pritet ta udhëheqin sulmin, të ndjekur nga mesfusha me Frenkie de Jong, Sergio Busquets e Pedri.
Në mbrojtje pritet të luajnë Jordi Alba, Sergio Araujo, Gerard Pique e Sergino Dest, dhe natyrisht në portë Marc-Andre ter Stegen.
Si alternativë, Xavi mund të luajë me formacionin 3-4-1-2 me Ansu Fati dhe Traore në krahë, kurse Torres në pozitën e dhjetëshit. Në këtë rast, Memphis Depay do ta shoqëronte Aubameyangun në fazën e sulmit. /Telegrafi/