Site icon Telegrafi

Si të relaksohemi dhe të pushojmë shpejt: vetëmasazhi i thjeshtë i shuplakave dhe i shputave

Duart dhe këmbët janë të shtanguara dhe dhembin, posaçërisht në fund të ditës. Ndani disa minuta për vetëmasazh të thjeshtë dhe do të qetësoheni këndshëm.

Vetëmasazhin e shuplakave mund ta bëni praktikisht kudo, ndërkaq ata disa minuta do t’ju sjellin pak relaksim edhe në ditët më stresuese, transmeton Telegrafi.

Shtrini shuplakën dhe me lëvizje rrethore fërkoni gishtin e madh të dorës tjetër, duke filluar nga shuplaka.

Ngadalë forconi shtypjen dhe zgjeroni veprimet.

Pastaj bëni masazh secilit gisht dhe ngadalë tërhiqeni sikur dëshironi ta rirrafshoni.

Përsëriteni këtë veprim edhe në dorën tjetër.

Shputave mund t’i bëni masazh duke rrotulluar me to topin e tenisit së paku 2-3 minuta nën tavolinë, natyrisht nëse në punë mund të zbatheni.

Nëse nuk mund ta zbatoni këtë në punë, prisni kur të shkoni në shtëpi dhe uluni dhe shputën e njërës këmbë mbështeteni në gjurin e këmbës tjetër dhe fuqishëm bëni masazh nga gishtat deri te nyelli i këmbës.

Pastaj ndaras, me shtypje të lehtë, bëni masazh gishtave të këmbëve. Përsëriteni disa herë, dhe po ashtu bëni masazh edhe shputës tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version