Imagjinoni skenën tjetër – të shtrirë në plazh, në rërën e ngrohtë, duke pirë limonadë dhe duke marrë rreze dielli. Dhe pastaj, pa asnjë njoftim, një “alien” shfaqet pranë jush.
Është mënyra më e mirë për t’ju njohur me historinë e krijesës së pazakontë që ka shkaktuar vëmendje në internet.
Nuk e dimë se kur apo ku janë regjistruar pamjet, por e pranojmë se duken të çuditshme.
Videoja nuk ofronte informacion bazë, përveç mesazhit “mos u ul lakuriq në rërë”.
Po aq të hutuar janë edhe përdoruesit e platformës ItemFix, të cilët po përpiqen të kuptojnë se për çfarë lloj krijese bëhet fjalë.
Ju lëmë ta shikoni videon, sepse mund ta zgjidhni enigmën. /Telegrafi/