Telegrafi

Si të reagoni pas rënies së shpejtë të shtypjes së gjakut?

Uji i njelmët ose limonada me sheqer janë ndihmë e parë me rastin e rënies së shpejtë të shtypjes së gjakut.

Të gjithë ata që druajnë se këto probleme do t’u ndodhin gjatë kohës së punës ose gjatë vozitjes; me vete duhet të mbajnë pak çokollatë, një shishe me ujë mineral ose ndonjë pije tjetër të gazuar.

Është mirë që sa më parë të pihet edhe një kafe e fortë e zezë, sepse ajo është ndihma më e shpejtë në këto situata.

Te disa persona niveli i shtypjes së gjakut me sukses rritet edhe me ftohje, përkatësisht me lagie të pjesës së poshtme të këmbëve, si dhe me lagien e tëmthave. /Telegrafi/