Telegrafi

Si do të quhet modeli më i ri i iPhone?

Apple me sa duket për të parën herë do ta braktisë shkronjën S në modelet e saj ndërmjet ndërrimit të gjeneratave të modeleve të reja të iPhone.

Modeli i saj më i ri i iPhone, i cili mendohej se do të quhet iPhone 5SE, me sa duket do ta shmang shkronjën S, dhe do të emërtohen vetëm iPhone SE.

Ndërsa pamjet e mundshme të versionit të ri të iPhone me ekranin më të vogël prej 4” duket se janë shfaqur online.

Pajisja e re mobile e Apple thuhet se do të lansohet në mesin e muajit mars, domethënë vetëm disa javë larg nga sot.

Por të gjithë ju që keni bërë plane për blerjen e këtij modeli duhet ta dini se i njëjti sipas të gjitha gjasave nuk do të ofrojë funksionin 3D Touch. (Telegrafi)