Kur flasim për ushqim shpesh e dëgjojmë pyetjen cili është ushqimi juaj i preferuar? Prej një numri të madh të njerëzve gjasat janë shumë të mëdha të dëgjojmë fjalën Pica, sepse pica është një nga ushqimet më të njohura në botë.
Jeta dinamike dhe ndryshimet në zakonet e ngrënies së njerëzve kanë rritur kërkesën për produkte të shpejta ushqimore, në kohët e sotme një rëndësi të veçantë ka zgjedhja e shpejt, e përshtatshme dhe cilësore, një zgjedhje të tillë, e thjeshtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur ju ofrojnë picat e ngrira.
Ngrirja është një nga metodat më të përdorura për ruajtjen e ushqimit pasi që ngrirja e duhur ruan strukturën, shijen dhe vlerën ushqyese të ushqimit për një kohë të gjatë.
Tashmë edhe në Kosovë, mund të gjeni shumë lloje të picave të ngrira të brendit të njohur gjerman Dr. Oetker për përgatitjen e të cilave nuk do të kaloni shumë kohë në kuzhinë, ju duhen vetëm 10 minuta.
10 minuta? Po, pa humbur shumë kohë picën tënde të preferuar mund ta kesh në tryezë para vetes, andaj mund të jesh i lodhur pas një dite të ngarkuar por nuk do të thotë që nuk mund ta shijoni ushqimin e preferuar.
Shumë lloje të shijshme si: pica me katër lloje të djathërave, pica me kërpudha, pica mozzarella, pica me spinaq dhe pica me tuna, të gjitha këto të certifikuara hallall mund t’i gjeni vetëm në Super Viva.