Site icon Telegrafi

Si të përgatisim gel me fara liri dhe për çfarë shërben ai?

Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop

Geli me fara liri përgatitet shumë lehtë në shtëpi. Por, për çfarë shërben dhe si përdoret ky gel?

Geli i farave të lirit është një produkt gjithëpërfshirës për flokët, i zbut ato dhe ushqen lëkurën e kokës. Për ta përdorur, mjafton ta aplikosh gelin si të ishte një maskë. Aplikohet në gjithë gjatësinë e flokëve. Lihet të veprojë për 30 minuta, duke i mbuluar flokët me një kapuç plastmase. Më pas, flokët shpëlahen me ujë të bollshëm. Flokët tuaj do të bëhen të butë dhe plot shkëlqim, që në aplikimet e para.

Si përgatitet geli i farave të lirit?

Duhen:
▪ 300 ml ujë
▪ 80 gr fara liri
▪ 1 lugë (kafe) mjaltë
▪ 1 lugë (kafe) lëng limoni
▪ pak kripë

Përgatitja:
Mbusheni një sitë me 80 gr fara liri. Merrni një tigan dhe mbusheni me 300 ml ujë. Sitën me farat e lirit vendoseni sipër tiganit, në mënyrë që këto fara të lagen, por jo të zhyten plotësisht. Mbulojeni me një copë të pastër pambuku dhe lëreni kështu gjithë natën.

Vendoseni të gjithë përbërjen (ujin, farat e lirit, mjaltin, limonin, kripën) në ngrohje të ngadaltë dhe përzieni herë pas here, derisa të marrë trajtën e gelit. Vendoseni në një kavanoz qelqi. Lëreni të ftohet. Mund të shtoni disa pika vaj esencial për të aromatizuar përbërjen. Pasi e kemi përgatitur, gelin mund ta ruajmë në frigorifer për 2 javë.

Mirëpritini flokët që tashmë duken si të rinj me shkëlqimin e tyre. /Telegrafi/
 

Exit mobile version