Site icon Telegrafi

Si të përdorni një lidhëse këpucësh për të zhbllokuar një veturë në 10 sekonda: Shikoni videon dhe provojeni!

16 milionë njerëz e panë videon

Nëse shpesh harroni çelësat në shtëpi, atëherë jeni të njohur me këtë skenar, transmeton Telegrafi.

Në atë rast, mund të përdorni këtë super truk, i cili, nëse e kryeni siç duhet dhe nëse keni një model makine pak më të vjetër, do t’ju ndihmojë të zhbllokoni derën në rreth 10 sekonda.

Për të ndezur motorin, tashmë keni nevojë për disa aftësi të tjera, për të ditur saktësisht se cilët tela bashkohen për ta ndezur atë, por ne sigurisht nuk jua rekomandojmë këtë.

Mirëpo, në rast se keni humbur çelësat e veturës suaj dhe keni dokumente të rëndësishme që ju nevojiten, provoni këtë truk të thjeshtë me një lidhëse këpucësh.

Ja çfarë duhet të bëni …

Nxirrni një lidhëse nga atletet ose këpucët (mundësisht më të holla), bëni një lak të vogël dhe kaloni lidhësen e këpucëve nëpërmjet një vrime të vogël në derë deri në bravë.

Mos e lidhni lakun në mes të lidhëses, por pak më shumë drejt njërit skaj.

Kapni butonin e mbylljes së derës me lak, shtrëngoni, tërhiqni dhe zhbllokoni derën.

Mos u dorëzoni menjëherë nëse nuk keni sukses në fillim, vetëm përqendrohuni dhe do të keni sukses.

Kjo video u shikua nga më shumë se 16 milion njerëz në kanalin YouTube, të cilët kryesisht falënderuan autorin e trukut për idenë mahnitëse.

/Telegrafi/

Exit mobile version