Site icon Telegrafi

Si të përdorni furçën e qerpikëve?

Një pjesë e mirë e femrave nuk dalin nga shtëpia pa përdorur furçën e qerpikëve.
Bëjeni ‘rimelin’ pa njolla dhe pa mundim: me gisht ngrijeni ngadalë kapakun e syrit deri në atë mënyrë që qerpikët pak të rrafshohen, ndërkaq furça duhet të rrëshqasë lehtë në të.

* Për ta përdorur në mënyrën e duhur duhet të tërhiqni kokën pas dhe të filloni ta aplikoni në mes dhe në pjesën e jashtme të qerpikëve.
* Lëvizeni furçën nga bazë në drejtim të majave të qerpikëve në mënyrë që të lyhen të gjitha qimet.
* Për një efekt më elektrizues lëvizeni në formë zig-zaku furçën.
* Nëse keni problem se ju ngjiten qerpikët me njëri-tjetrin atëherë mbajeni furçën vertikalisht dhe përdoreni për t’i ndarë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version