Telegrafi

Si të përballeni me frikën e humbjes së punës

Hapi i parrë është që ju të përditësoni aftësitë tuaja, në rast se diçka do të ndodhë. Mësoni se si të përdorni software të ndryshme për të përmbushur kërkesat e punësimit sot. Vazhdimi i edukimit të mëtejshëm për fushën tuaj të punës do t`iu ndihmojë. Në se për disa arsye do të humbisni punën, të paturit e aftësive të duhura do të pakësojnë frikën e të qënit i papunë.

Qëndroni aktiv në punën tuaj. Komunikimi me kolegët dhe shefat është shumë e rëndësishme. Nëse ju keni një komunikim me shefin ose kolegët, ju mund të krijoni një ide se sa i sigurt është vendi juaj i punës.

Mbajeni gjithmonë të hapur linjën e komunikimit në mjedisin e punës. Ndonjëherë përpiqemi t`i ekzagjerojmë gjërat kur fillojmë shqetësohemi. Në vend që të shqetësoheni se çfarë do të ndodhë, përpiquni të fokusoheni në faktet e situatës reale. Mos supozoni asgjë dhe largoni mendimet negative. Për më tepër përpiquni të lexoni diçka gazmore për t`u ndjerë mirë.

Mos i kaloni ditët me frikë. Mos kaloni kohën duke menduar se kur do të jetë momenti për të humbur punën, javën tjetër apo muajin tjetër. Gjërat ndryshojnë gjatë gjithë kohë dhe është e pamundur të parashikoni se çfarë mund apo nuk mund të ndodhë. Bëni më të mirën që mundeni për sot dhe shpresoni për më të mirën. Kujtoni se njerëzit kudo humbasin punërat e tyre gjatë gjithë kohës, por janë të aftë të gjejnë, punëra të tjera. Mos lejoni frikërat dhe shqetësimet të kufizojnë maksimumin tuaj. /Telegrafi/