Site icon Telegrafi

Si të pastroni qerpikët artificial, sipas grimerëve

Shumë vajza i pëlqejnë qerpikët artificial.

Duke i vendosur ata me kujdes të shtuar, dhe me një rëndësi tek higjiena, transmeton Telegrafi.

Artistët e kozmetikës me qendër në New York Meghan Nguy dhe Tommy Makeup, tregojnë se s’i t’i pastroni dhe të rrisni jetëgjatësinë e qerpikëve.

Procesi me tre hapa është shumë i thjeshtë:

Largojeni ngjitësin

Gjithmonë filloni duke hequr çdo ngjitës të tepërt që është akoma në shiritin e qerpikëve. “Një mënyrë e thjeshtë për ta bërë këtë është duke rrëmbyer një piskatore dhe duke zgjedhur butësisht pjesën që doni ta largoni,” thotë Nguy.

Pastroni qerpikët

“Nëse keni aplikuar rimel në qerpikët tuaj të rremë, më pëlqen të përdor një krehër të pastër të zhytur në ujë micellar dhe të krehë ngadalë qerpikët. Uji micellar do të ndihmojë heqjen e rimelit “, thotë Nguy.

Tommy gjithashtu sugjeron që me një shtupë pambuku me ujë micellar të fërkoni lehtësisht qerpikë, duke u siguruar që të shihni të gjithë rimelin dhe ngjitësin ndërsa largohet.

Thani ato

Kur thani qerpikët tuaj, Nguy thekson se duhet siguruar që po përdorni peshqirin e duhur. Kur jeni duke tharë, butësisht shtypni qerpikët, por jo edhe shumë në mënyrë që të mos prishni formën.

Tommy gjithashtu sugjeron mbajtjen e kutisë që qerpikët u blenë fillimisht nëse planifikoni t’i përdorni përsëri ato. Kjo siguron pastërtinë e tyre dhe u lejon atyre të mbajnë formën e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version