Site icon Telegrafi

Si të pastroni kovën e plehrave dhe të parandaloni aromat e pakëndshme

Katër truke me artikuj ushqimorë nga kuzhina

Ne kalojmë shumë kohë në kuzhinë, duke përgatitur ushqimet dhe përpiqemi ta mbajmë pastër dhe të rregullt në mënyrë që të shmangim ndotjen dhe përhapjen e baktereve. Megjithatë, shumë prej nesh e zvarritin pastrimin e plotë të kovës së plehrave.

Për të pastruar koshin e plehrave, mund të përdorni ushqime që keni të sigurta në shtëpinë tuaj, transmeton Telegrafi.

1. Fundërrina e kafesë

Vendosni dy lugë të vogla fundërrinë kafeje në një leckë të lagur dhe pastroni kovën. Fundërrinën e kafesë mund ta përdorni edhe për të hequr aromat e pakëndshme duke e spërkatur në fund të kovës përpara se të vendosni qesen e plehrave.

2. Sodë buke

Një mënyrë e thjeshtë për të parandaluar aromat e pakëndshme është të spërkatni sodë buke në fund të kovës dhe ta lini aty derisa kova të mbushet. Kur të zbrazni kovën, mos harroni të spërkatni sërish sodë në fund.

3. Limoni

Spërkatni sodë buke në fund të kovës së pastruar dhe më pas shkundeni për afro dhjetë minuta. Më pas fërkojeni pjesën e brendshme të kovës me gjysmë limoni dhe vetëm më pas vendosni qesen e plehrave.

4. Uthull

Bëni një përzierje uji dhe uthull alkooli në një raport 1:1 dhe futeni në një shishe. Spërkateni kovën dhe më pas fërkoni me një sfungjer pjesën e jashtme dhe të brendshme. /Telegrafi/

Exit mobile version