Nëse keni lëkurë të ndjeshme ose nëse dëshironi ta pastroni fytyrën me heqës grimi natyral, do ta adhuroni këtë hile bukurie.
Ndërsa disa njerëz e përdorin vajin e kokosit si një hidratues, nuk e dinë që ai funksionon edhe si heqës i grimit. Edhe një sasi më e vogël se sa një lugë çaji e hedhur në një tampon pambuku heq penelin e rimelin e syve.
Ndërsa një kavanoz në shtëpi është zgjidhje e mirë, Anabel ju tregon se ç’duhet të bëni për ta patur gjithmonë me vete këtë pastrues të shkëlqyer.
Shkrini në mikrovalë një sasi të vogël vaji kokosi dhe me ndihmën e një luge çaji, hidhni një të tillë në çdo tampon pambuku. Vendosini në një sipërfaqe të rrafshët dhe lërini një natë jashtë, sa të thithë tamponi vajin e kokosit. Më pas futini në ndonjë kontejner plastik ose në ndonjë qese, për t’i patur gjithmonë me vete. /Telegrafi/