Në fakt kjo nuk është shumë e vështirë nëse thjesht ndjek këtë udhëzues të thjeshtë:
1-Gjej produkte të fytyrës (pudër, krem, hidratues etj) me formulë të përshtatshme me llojin e lëkurës.
2-Mos thyej rregullin themelor të kujdesit të lëkurës. Pavarësisht se çfarë ndodh, se sa e lodhur je apo se në çfarë ore vjen në shtëpi, mos harro të largosh grimin nga fytyra.
3-Mos e tepro me produktet kundra-rrudhave.
4-Bëj herë pas here maska rigjeneruese.
5-Përdor krem për sytë.
6-Konsumo ushqime të pasura me antioksidantë, fruta, fruta të thata, peshk, manaferra etj.
7-Pi shumë ujë.
8-Mbrohu nga dielli me anë të kremrave me faktorë të lartë mbrojtjeje.
9-Fli gjumë. Shprehja “Gjumi i bukurisë” nuk ekziston kot.
10-Kaq!