Qëndroni para pasqyrës dhe bëni këtë
Shumica e grave përballen me sfidën e qepallave të varura. Ekziston një mënyrë natyrale që mund të ngrini qepallat me ndihmën e një metode japoneze të cilën e ka zhvilluar eksperti i akupresurës Taira Mizutani.
Akupresura është metodë tradicionale e mjekësisë kineze e cila nënkupton shtypjen me gishta pikat e caktuara në trup, transmeton Telegrafi.
Ja se si të veproni për ngritje të qepallave:
Me maja të gishtave duhet të shtypni zonën e vetullave drejtpërdrejt mbi sy. Këto pika janë të shënuara me rrathë të bardhë në foton më poshtë.
Është e domosdoshme t’i shtypni pikat e theksuara, por jo në atë mënyrë që nën gishta të ndieni lëkurën, por të ndieni indin dhe kockën.
Natyrisht, qëndroni në shkallën e shtypjes deri në atë masë që të mos ndieni dhimbje. Pastaj me gishtat të cilët qëndrojnë në pikat e përmendura ngrini lëkurën lart dhe mbajeni një minutë, pastaj lëshojeni.
Ndërsa aplikoni këtë teknikë të heqjes së qepallave, masazhoni ballin me një pëllëmbë të hapur për të parandaluar rrudhat në këtë zonë të fytyrës.
Pas kësaj, mund të aplikoni një maskë natyrale për fytyrën, të relaksoheni dhe të mbyllni sytë. Ky do të jetë rituali i fundit i bukurisë në këtë seri dhe teknikën e heqjes së qepallave mund ta praktikoni çdo ditë.
Në videon e mëposhtme shikoni një tjetër ushtrim për ngritjen e qepallave të varura!
@blushwithmeparmita #naturalfacelift #faceyogaexpert #faceyogateacher #fitfaces #beautyover40 ♬ original sound – Parmita Katkar
/Telegrafi/