Telegrafi

Si të ndahet nga gjiri fëmija më i vogël se gjashtëmuajsh

Pak nga pak, çdo ditë një vakt gji dhe ndonjë vakt me biberon duke ja rritur numrin e vakteve me biberon. Meqë ai mund të mos dojë të pijë me biberon, mirë është që atë ta ushqej një njeri tjetër dhe jo pranë nënës.

Nëse përsëri refuzon provoni biberonë me kokë të ndryshme. Përdorni ushqime të ndryshme të këshilluara nga doktori. Gjithashtu do të jetë më e lehtë ta pranojë biberonin gjatë gjumit.

Nëse fëmija ka mbushur 6-të muaj mund të mos ketë nevojë për biberon. Tashmë ai ka filluar të marrë ushqim me lugë, me gotë apo filxhan. Pak nga pak një vakt mund t”i jepet me ushqime shtesë duke mundësuar pakësimin e qumështit të gjirit. /Telegrafi/