Si të mos njollosni kanotierën tuaj me grim?
Shumë herë u ndodh femrave që fillimisht duhet të grimohen dhe vetëm më pas të vishen.
Kur ju duhet të vishni një kanotiere apo një bluzë të bardhë, ju as nuk e dini se cila është më e keqja – nëse duhet të visheni fillimisht dhe pastaj të përpiqeni t’i mbroni rrobat tuaja nga grimi sa më mirë që dini.
Edhe gjurma më e vogël e pudrës në fytyrën tuaj do të lërë një njollë të dukshme, kështu që nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të ndërroni rrobat.
Në Instagram është shfaqur një video e një truku, për të cilin shumë femra thonë se ua zgjidh në mënyrë të përsosur problemin, transmeton Telegrafi.
Kur ajo mbaroi me grimin dhe flokët e saj, kjo ndikuese thjesht vendosi një kapele dushi plastike – jo për të mbrojtur flokët e saj, por mbi fytyrën e saj.
“Të njëjtën gjë bëj edhe unë, thjesht përdor një kapelë pëlhure”, “Mund të bëhet me një shall të zakonshëm”, janë disa nga komentet.
Si e zgjidhni ju këtë problem? /Telegrafi/