Telegrafi

Si të mos derdhet qumështi kur e vloni: Truke dhe këshilla nga amviset me përvojë

Të gjithëve na ka ndodhur që sado të kujdesemi që qumështi të vlojë por të mos derdhet mbi shporet, vëmendja na shpërqendrohet vetëm për një moment dhe kjo është pikërisht ajo që ndodh

Pas kësaj, nuk është e lehtë të pastrosh as shporetin dhe as tenxheren, kështu që shpesh jemi të detyruar të qëndrojmë pranë shporetit për të shmangur këtë aksident në kuzhinë, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, amvisat me përvojë të cilat janë përballur me këtë problem disa herë i kanë disa zgjidhje, domethënë tri.

Mënyra e parë: Vendosni një lugë gjelle në tenxhere, hidhni qumështin dhe mund ta vloni.

Mënyra e dytë: Vendosni një lugë druri në tenxhere me qumësht, dhe me siguri qumështi nuk do të derdhet.

Mënyra e tretë: Lyejini skajet e tenxheres me vaj ose margarinë.

Kjo do të ndihmojë thyerejen tensionit të sipërfaqes së flluskave dhe parandalon shkumën nga tejmbushja.

Pika e vlimit të qumështit të lopës është rreth 203 ° F (95 ° C).

Nëse qumështi është i pasterizuar nuk ka nevojë për vlim pasiqë patogjenët e dëmshëm janë larguar. Për arsye sigurie vlohet qumështi nëse është qumësht i papërpunuar.

/Telegrafi/