Fustanet, bluzat me materialet speciale, pantallonat e biznesit dhe xhaketat kërkojnë pak më shumë kujdes, pra një trajtim më të butë
Edhe pse rroba të tilla më mirë do të ishte të dërgoheshin për pastrim kimik, për shkak të nxitimit dhe mungesës së kohës, shumica vendosin t’i pastrojnë dhe thajnë në shtëpi.
Megjithatë, Carolyn Forte, nga Instituti Good Housekeeping, thotë se kjo nuk është ide edhe aq e mirë – veçanërisht nëse ka njolla në rroba, transmeton Telegrafi.
Profesionistët mund të heqin edhe njollat më të forta, ndërsa tharësja e zakonshme që e keni në shtëpi jo. Dërgojeni rrobën për pastrim fillimisht dhe më pas mbajeni vetë në shtëpi. Blini një set tharjeje (larje të thatë) – heqës njollash, çantë, freskues rrobash – dhe ndiqni hapat e mëposhtëm.
Trajtoni njollat me një mjet për heqje njollash. Spërkateni rrobën me një freskues ose sprej për të hequr aromat e pakëndshme.
Vendosni më së shumti pesë pjesë veshjesh në qesen e larjes së rrobave. Mbylleni dhe vendoseni në tharëse.
Kur të ketë mbaruar cikli i tharjes, nxirrni rrobat nga qesja dhe shkundni që të zhubrosen sa më pak. Spërkateni përsëri, nëse është e nevojshme, me freskues. /Telegrafi/