Nëpër banesat kolektive në Shkup ka dhe nuk ka udhëheqës që menaxhojnë ato. Këtë e theksojnë edhe banorët e tyre. Një pjesë e tyre thonë se vetë përkujdesen për mirëmbajte, ndërsa një pjesë thonë se kanë udhëheqësin e tyre.
“Ne nuk kemi udhëheqës së banesave, mirëpo rregullisht paguajmë. Edhe fqinjët tanë janë të kujdesshëm rreth faturave për banesë.”
“Të gjithë paguajmë faturat e ndërtesa. Kemi udhëheqës dhe ai gjithmonë qëndron këtu te ne që nëse kemi nevojë për ndonjë gjë, ai çdoherë kujdeset”, shprehen banorët.
Sipas raportit të fundit të Komisionit Rregullator për Banim, në Regjistrin për udhëheqës të banesave janë regjistruar vetëm 36 persona juridik në 11 qytete që për detyrë kanë mirëmbajtjen e higjienës dhe punët tjera për mirëmbajtje.
Nga Grupacioni për banim dhe menaxhim me hapësira banesore dhe afariste nga Oda Ekonomike theksojnë se akoma ka probleme me funksionimin e udhëheqësve të licencuar të banesave.
“Në pajtim me informatat nga anëtarët të Grupacionit për banim dhe menaxhim, në treg funksionojnë udhëheqës të licencuar të cilët në vend të faturave si dokument thelbësor për pagesë, ata japin flet pagesa dhe atë në kundërshtim me ligjin për strehim”, tha Daniela Mihajlovska Vasilevska nga Oda Ekonomike.
Anëtarët e Grupacionit për Strehim kërkojnë që të shtrëngohen masat për marrjen e licencave të udhëheqësve, ndërsa deri tani 11 udhëheqsve u janë marrë licencat për shkak të keqpërdorimeve dhe shkeljeve të shumta ligjore./Telegrafi/