Telegrafi

Si të mbroni lëkurën pas procedurave ‘peeling’

Në varësi të llojit të peeling të përdorur mund të ndjeni një djegie të lehtë ose të rëndë. Peeling i lehtë ose sipërfaqësor mund të shoqërohet me një skuqje të lehtë që shoqërohet më pas me rrjepje të lehtë të lëkurës në tre ose pesë ditët e mëtejshme. Peeling i thellë ose i mesëm shoqërohet me ënjtje, formimin e bulave që hapen thahen dhe krustëzohen, kthehen në ngjyrë kafe dhe më vonë bien në periudhën pas 7-14 ditëve.

Ky rrezik është më i madh nëse këta persona marrin kontraceptivë oralë, nëse janë shtatzënë ose kanë predispozitë personale ose familjare për hiperpigmentime. Në disa raste vërehet një skuqje persistente e lëkurës pas peeling kimik dhe kjo mund të persistoje deri në disa muaj. Megjithëse në shumë pak raste por mund të vërehet një rrezik për cikatrice pas aplikimit të procedurave peeling që do të thotë ose parapërgatitja nuk ka qenë e mjaftueshme, trajtimi është bërë në një përqendrim jo të pranueshëm të substancave, aftësitë e lëkurës për regjenerim janë të ulura ose një procedurë e kryer nga persona jo me eksperiencë në trajtim.

Nëse vërehen cikatrice atëherë ato duhet të trajtohen me kujdes nga mjeku dhe gjendja pas një trajtimi të mirë është e rikthyeshme në normalitet. /Telegrafi/