Telegrafi

Si të mbrohemi nga sëmundjet?

Po ju japim listën e disa gjërave të cilat me siguri shpesh i praktikoni, por që nuk e dini që janë të dëmshme.

Me kujdes zgjidhni ujin
Ekzistojnë disa hulumtime të cilat tregojnë që uji nga çezmat është shumë më i shëndetshëm se uji në shishe apo uji i filtruar nga aparate të ndryshme. Posaçërisht uji i pashëndetshëm është në shishe plastike, sepse plastika, duke u përdorur gjatë kohës, fillon të lirojë kimikate të pashëndetshme të cilat, sipas disa zbulimeve, janë kancerogjene. Nëse tashmë blini ujin, gjithsesi blini atë të ambalazhuar në shishe qelqi.

Mësohuni që ta përgatisni mirë mishin
Konsumimi i rregullt i mishit të fërguar është i njohur për efektin e vet dëmshëm. Edhe pse të gjithë ne e konsumojmë, duhet të theksojmë se temperatura e lartë në të cilën përgatitet mishi, inicion krijimin e komponentëve që kanë fuqi të lartë kancerogjene dhe janë shumë të dëmshëm për organizmin. Për t’i shmanguar rreziqet potenciale, mishin më parë marinoni (i hidhet kripë) . Më së miri është që mishin ta marinoni së paku dy orë para se ta përgatisni, duke përdorur rozmarinë, e cila është dëshmuar që zvogëlon ndikimin e përbërësve të dëmshëm

Zgjidhni perimet më të gjelbra
Kur blini perime me fletë të gjelbra si p.sh. panxharin (Beta vulgaris) apo sallata të gjelbra, gjithmonë blini ato të cilat kanë ngjyrën e gjelbër më të errët. Perimet e tilla përmbajnë më shumë klorofil, i cili krijon ngjyrën e tillë por edhe ka më shumë magnez.

Në vend të tabletave hani arra braziliane
Seleni në disa hulumtime është treguar i dobishëm për parandalimin e kancerit, ndërsa në disa jo. Gjithashtu, bëhet fjalë për një mjet të shkëlqyeshëm për reduktimin e kolesterolit të keq, ngritjen e nivelit të humorit dhe parandalimin e krijimit të droçkave në gjak. Nevojat ditore për këtë mineral mund t’i përmbushni ashtu që të hani dy arra braziliane.

Ushtrime mbajmë larg shumë sëmundje
Të dhënat e raportuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se aktiviteti fizik i moderuar redukton rrezikun për sëmundjeve kronike, si: sëmundjet e zemrës, obeziteti, diabeti deri në 50 për qind dhe në mënyrë të dukshme sëmundjet hipertensive dhe pasojat psikologjike të jetës sedentare si stresi, ankthi, depresion. /Telegrafi/