Site icon Telegrafi

Si të mbash dietë duke u ushqyer mirë

shëndetin e tyre mjaftojnë të ndjekin disa parime që janë në bazë të çdo diete, të cilat garantojnë sukses, por dhe shëndet. “Njerëzit shëndoshen jo sepse hanë shumë, por sepse hanë keq. Kështu mjafton të mësohen se cilët janë “armiqtë” e linjave, por dhe të shëndetit të tyre. Nëse do të flasim për një top-listë këshillash, në krye do të jetë përdorimi i sa më shumë frutave, perimeve të freskëta, proteinave dhe fibrave, të cilat garantojnë marrjen e energjive të nevojshme për mbarëvajtjen e organizmit, por ndihmojnë dhe në eliminimin e problemeve të linjave”,- nënvizojnë ata.

Por mjekët, tërheqin vëmendjen se përpara nisjes së një diete, qoftë kjo dhe elementare, duhet të konsultoheni me mjekun përkatës. “Nëse organizmi nuk arrin të përballojë dietën, për shkak të problemeve që mund të ketë, nuk duhet këmbëngulur në kryerjen e saj. Mjafton që të eliminohen disa “vese” në menynë e përditshme për të mos patur më probleme me linjat. Të gjithë duhet të jenë të sigurt se, nëse eliminojnë ushqimet me yndyrë, sidomos ato me origjinë shtazore, të skuqurat apo të bëhet balancimi i proteinave, mund të garantohet sukses.

Rregulli i parë lidhet me privilegjimin e ushqimeve të ziera. Të tjerat lidhen me përdorimin e sa më shumë frutave dhe të pihen shumë lëngje. Këshillohet të pihet më tepër se 1 litra e gjysmë lëngje në ditë, sepse kjo ndihmon në pastrimin e organizmit nga mbetjet toksike dhe pengojnë akumulimin e yndyrave”,- këshillojnë më tej.

Aktiviteti fizik
“Ushtrimet fizike duhet të bashkërendohen me “dietat” në mënyrë që këto të fundit të rezultojnë të suksesshme, sepse nëse pavarësisht se mund të privoheni nga ushqimet tuaja të preferuara, nuk e vini trupin në lëvizje, nuk keni për të arritur kurrë të jeni në formë”,- përfundojnë ata. /Telegrafi/

Exit mobile version