Telegrafi

Si të mbajmë çantën?

Xhavit Novolani,
dizajner
tel. 045 420 500
jawiibagskosova@gmail.com

Pavarësisht se çfarë stili preferoni, klasik apo të relaksuar, çanta e duhur sjell dukjen tuaj në përsosmëri.Çantat e spikatura
Modelet nga lëkura e shtazëve si dhe ngjyrat e gjalla, tërheqin shumë vëmendje. Nëse përdorni këtë lloj çantash, atëherë dijeni se dukja juaj do të bie në sy dhe përgatituni për shumë shikime.
Nëse zgjidhni çantën me ngjyra të zjarrta, le të jenë rrobat tuaja më ngjyra kontraste apo neutrale. Largojuni kombinimit me ngjyra të spektrit të njëjtë më çantën. Një kombinim i tillë do të dukej katastrofal. Më së thjeshti, mund të arrini te një kombinim i mirë, nëse përdorni rroba njëngjyrëshe.

Çantat letër 
Njihen ndryshe edhe si çantat portofol. Me këto nënkuptojmë çantat që mbahen me dorë dhe nuk kanë rrip apo kapëse. Emërtimi “çanta letër” rrjedh nga e kaluara, kur këto lloj çantash përngjanin në letrën. Sot, ka modele të llojllojshme të këtyre çantave dhe jodomosdosmërisht përngjasojnë me letrën.
Këto çanta mund të jenë edhe të lëkurës, por edhe nga variacione të ndryshme tekstili. Mbahen shumë lehtë në dorë dhe i dhënë dukjes suaj të përgjithshme një pamje shumë të sofistikuar.
Për raste solemne preferohen në madhësi të vogël, ndërsa për mbrëmje lejohen të gjitha madhësitë. Por, nëse vendosni që t’i mbani gjatë ditës, atëherë përcaktohuni për çanta më praktike që zënë më shumë gjëra.

Çantat Retro
Çantat me thekë, modele indiane, me thurje, apo dhe të gjitha “retro”-t e tjera, janë shumë trendy. Zgjidhje e mirë është edhe Vintage (antike), me kusht që të dini të bëni kombinimin me rrobat.
Nëse i kombinoni me rrobe vintage, atëherë do të dukeni të dal jashtë mode. Kombinimi i mirë arrihet nëse i mbajmë me xhinse, bluza pambuku, xhaketa e të tjerë.Çantat XXL
Janë zgjidhje e mirë për dukjen ditore. Që nga paraqitja e tyre para 7-8 vitesh, në skenën e modës gjithherë paralajmërohet dalja e tyre nga trendi. Por, për shkak se janë shumë praktike, mbetën çanta që përdoren shumë.
Nëse përcaktoheni për çanta të mëdha, atëherë zgjidhni ngjyra të çelëta me material të lehtë që të fitoni një dukje të bukur.
Largohuni nga çantat e mëdha nga lëkura e rëndë apo leshi. /Telegrafi/