Site icon Telegrafi

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Nga janari i vitit 2025, çmimet e policave të sigurimit për automjetet do të përcaktohen jo vetëm nga mosha dhe lloji i mjetit, por edhe nga sjellja e shoferëve në rrugë.

Shoferët që shkaktojnë aksidente do të përballen me tarifa më të larta, që mund të arrijnë deri në dyfishin e vlerës aktuale.

Sipas rregullores së re, sistemi bonus-malus do të kategorizojë drejtuesit e mjeteve në 18 klasa të ndryshme, secila me një koeficient specifik që do të përcaktojë çmimin e siguracionit.

Për shembull, për klasën më të ulët, koeficienti është 0.5, ndërsa për klasën më të lartë shkon deri në 2.

Shoferët e rinj dhe të gjithë drejtuesit e tjerë do të regjistrohen fillimisht në klasën e 13-të, e cila shërben si pika hyrëse.

Nëse një shofer nuk shkakton aksidente, ai përparon drejt klasave me koeficient më të ulët, duke ulur çmimin e siguracionit.

Për shembull, për një siguracion prej 16 mijë lekësh, apo 156 eurosh, një shofer pa aksidente do të kalojë në klasën e 12-të dhe do të paguajë 15,040 lekë apo 150 euro vitin e ardhshëm.

Megjithatë, në rast aksidenti, shoferi kalon në klasën e 15-të me një koeficient 1.3 dhe do të paguajë 20,800 lekë, apo 208 euro, një rritje prej 4,800 lekësh apo rreth 5 eurosh.

Shoferët që shkaktojnë dy ose më shumë aksidente, rrezikojnë të paguajnë dyfishin e çmimit./Telegrafi/

Exit mobile version