Nëse jeni vazhdimisht të shqetësuar për diçka, mendja ju qëndron tek ndonjë problem që s’po e zgjidhni, s’keni kohë mjaftueshëm për veten dhe kjo gjë ju sjell shqetësime, atëherë mund të jeni përfshirë nga një gjendje stresuese
Në rastet kur stresi është i përballueshëm, pra s’keni nevojë për t’u drejtuar tek një specialist, mund t’ia dilni vetë mbanë që të përmirësoni gjendjen emocionale, të largoni mendimet e këqija dhe gjithçka t’i kthehet normalitetit.
Së pari, ushqehuni si duhet dhe flini gjumë mjaftueshëm. Vaktet e rregullta ndihmojnë që të keni nivelet e duhura të sheqerit, gjë që mban ankthin apo stresin larg. Merrni vazhdimisht proteina, fibra, largoni natriumin dhe ushqimet e përpunuara.
Gjumi i pandërprerë për 7-8 orë gjithashtu ju bën të ndiheni më pak të stresuar të nesërmen.
Së dyti, kushtojini rëndësi rrëmujës pasi “gjendjet kaotike” rrisin nivelin e stresit. Pra, çdo gjë e pastër xixë dhe në vendin e vet. Kështu do të keni kohë të largoni mendimet e këqija duke u marrë me punë.
Shkarkoni aplikacione me muzikë, sepse ju ndihmon të relaksoheni. Përpos metodave si yoga, meditim, palestër etj., një mënyrë efektive për të reduktuar ankthin dhe stresin është terapia e tingujve. Studime të shumta kanë treguar se kombinimet e tingujve të ndryshëm kanë efekt qetësues dhe ndikojnë pozitivisht në mirëqenien tonë.
Macaroni Union, një bandë muzikore britanike, në 2014-n e mori seriozisht punën për të përgatitur një këngë relaksuese.
Macaroni bashkëpunoi me Akademinë Britanike të Terapisë së Tingujve për të krijuar këngën 10-minutëshe, e cila sipas një studimi të Dr. David Leëis, neuropsikolog dhe themelues i MindLab International, mund të ulë nivelin e stresit dhe ankthit të një personi me 65%.
Ndonëse mund të duket e pabesueshme, së paku provojeni ta dëgjoni njëherë.