Është tepër e dhimbshme ta hidhni veshjen tuaj të preferuar nga njollat që ajo ka marrë poshtë pjesës së sqetullave nga djersa apo deodorantët që nuk funksionojnë ashtu siç pretendohet. Po ju ofrojmë një zgjidhje!
Fërkoni njollën me një përzierje prej lëngu limoni dhe uji. Nëse ajo nuk largohet lehtë, hidhini sipër sodë buke të holluar me ujë dhe lëreni të qëndrojë për disa minuta.
Më pas shpëlajeni para se ta fusni në makinën larëse si zakonisht.
Ta gëzoni veshjen tuaj për të dytën herë!