Kursimin të gjithë e kemi dobësi dhe sado që të përpiqemi të krijojmë shprehi, prapëseprapë gjithmonë na duhet motiv dhe nxitje të fortë. Vizioni për arritjen e qëllimit të dëshiruar, udhëtim, rinovim, shkollim, blerje është motivi i parë për kursim.
Për të krijuar shprehi të dobishme për kursim e cila do të mundësojë përmirësim të gjendjes suaj financiare, së pari duhet të vendosni prioritetin e shpenzimeve tuaja dhe të gjeni baraspeshë gjatë muajit ndërmjet shpenzimit dhe kursimit.
Në prioritetet dhe obligimet për shpenzimet e rregullta mujore, në fakt duhet ta vendosni edhe depozitën tuaj personale. E këtu, koha është vendimtare. Sa më herët që filloni me kursimin, aq më shumë mund të përfitoni në afat të gjatë. Çdo muaj kur ti pranoni të ardhurat tuaja, me rastin e rishpërndarjes së mjeteve për shpenzimet mujore, muneni menjëherë, lehtë dhe shpejt të ndani një shumë të caktuar si kursimin tuaj.
Nxitje shtesë për përmirësimin e financave tuaja përmes kursimit bëjnë edhe kushtet e mira, siguria dhe disponueshmëria për krijimin e depozitës suaj.
Një ndër rekomandimet se si të mundësoni përmbushjen e qëllimeve tuaja përmes kursimit, në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe të thjeshtë është nisja e praktikës së kursimit me ndihmën e vetëm disa klikimeve me depozitën online që e mundëson Halkbank për përdoruesit e saj të e-banking. Të gjitha informacionet për këtë depozitë dhe kushtet e saj mund t’i gjeni në këtë link
Artikull i sponsoruar